Florian Marku do të ndeshet kundër Miguel Ramirez në datën 25 gusht.

Një rival që nuk i përket niveleve më të larta, por boksieri shqiptar kërkon të thotë fjalën e tij edhe në Air Albania.
Prezantimi i boksierëve është bërë në ditën e sotme, teksa kanë zbritur në stadiumin e Tiranës.
Në një moment Florian Marku ia ka marrë këngës së Ademi Jasharit para fytyrës së Ramirez, ndërsa ky i fundit nuk ka bërë asnjë reagim të vetëm dhe ka qëndruar si i ngrirë. Peshimi zyrtar do të zhvillohet ditën e nesërme në orën 11:00 në sheshin Skënderbej.

