Boxklub Shkëndija No Limit ka njoftuar mediat dhe opinionin se më datë 28.07.2023 (e premte) organizon konferencë për shtyp për paralajmërim të spektaklit të boksit “NIGHT OF THE CHAMPIONS” që do të mbahet më 29.07.2023 (e shtunë) në sheshin Iliria të Tetovës.

Konferenca për shtyp do të zhvillohet në qendër të Tetovës (sheshi Iliria) me fillim në orën 11:00 dhe në të njejtën do të prezantohen duelet e boksit që do të zhvillohen të shtunën.
Pjesëmarrës në press: Senad Gashi, Nelson Hysa, Lulzim Ismaili, Elif Nur Turhan.
Ndërkohë po të premten (28.07.2023) me fillim në orën 16:00 në qendër të Tetovës (sheshi Iliria) në prani të publikut dhe mediave do të bëhet edhe matja zyrtare e boksierëve pjesëmarrës.
Spektakli “NIGHT OF THE CHAMPONS” do të zhvillohet të shtunën në sheshin e Tetovës, me fillim në orën 18:00, ndërsa në të njejtin do të zhvillohen 15-të duele të boksit profesional. Mes tjerash, vlen të ceket se duelet kryesore:
Nelson Hysa # 156 vs. Marcos Aumada #84
Lulzim Ismaili # 636 vs Franco Maxsimiliano Morela # 187
Elif Nur Turhan #40 vs Edith Soledad Matthysse #12 Duel i vlefshëm për WBF Wold Champion
Senad Gashi #7 WBC.

