Skijatorja shqiptare humb Botërorin

Përfaqësuesja e Shqipërisë në Botërorin e skive, Lara Kolturi është detyruar të mbyll aventurën në Kampionatin Botëror. Pak orë pasi debutoi në një kampionat botëror në nivelin e të rriturve, Lara do duhet të ndalet për shkak rrëzimit që pati mëngjesin e të martës në stërvitje. Dëmtimi që pësoi në gjurin e djathtë e ndalon sportisten e Shqipërisë, që ta mbyll këtu rrugëtimin. Nga mediet italiane mësohet se bëhet fjalë për një dëmtim të ligamentit dhe duhet të operohet dhe mundësia e rikthimit në pistë pritet të ndodhë sezonin e ardhshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close