S’ka unifikim të titujve, Dubua do të sfidojë Parkerin më 22 shkurt të vitit 2025

Boksieri britanik Daniel Duboa, kampioni i botës në peshën e rëndë në kategorinë “IBF”, do të bëjë mbrojtjen e kurorës ndaj neo-zelandezit Xhozef Parker. Sfida mes dy boksierëve do të zhvillohet më 22 shkurt në Arabinë Saudite.

Dubua mori titullin në shtator të këtij viti, kur fitoi me nokaut teknik në raundin e pestë ndaj patriotit të tij Entoni Xhoshua. Nga ana tjetër, Xhozef Parker, është vetë një ish-kampion bote në peshën e rëndë dhe kërkon të rikthehet në majë pas shumë vitesh.

Caktimi i kësaj sfide ka bërë që të paktën në gjashtë muajt e parë të 2025-ës të mos ketë një unifikim të titujve kampionë bote në peshën e rëndë.

Më 21 dhjetor, po në Riad të Arabisë, do të zhvillohet revanshi mes Oleksandr Usyk e Tajson Fjuri. Ishte përfolur se Dubua do të përballej me fituesin e kësaj sfide, por ai ka zgjedhur të mbrojë titullin ndaj Parker. Ndoshta unifikimi mund të ndodhë në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close