Semra Ajeti me mesazh emocionues për pensionimin e bashkëshortit, Habil Ajetit 

Pas një karriere të shkëlqyeshme 28-vjeçare, Habil Ajeti i dha fund rrugëtimit të tij si volejbollist aktiv, por jo dashurisë për sportin. Në mesin e shumë urimeve dhe mesazheve emocionuese, një prej më të veçantëve ishte ai i bashkëshortes së tij, Semra Ajeti, e cila dikur ka qenë volejbolliste e Shkëndijës.

Në një postim prekës, Semra Ajeti vlerësoi me krenari mundin, sakrificën dhe disiplinën e Habilit, që e bënë një sportist të respektuar nga të gjithë. Ajo shprehu besimin se ai do të vazhdojë të kontribuojë në volejboll dhe në edukimin e brezave të rinj në frymën sportive.

“Krenar me ty gjithmonë unë, Sea, Agoni dhe Hana! Të falënderojmë nga zemra që na e dhe mundësinë që të njëjtin respekt krah teje ta gëzojmë edhe ne! Faleminderit që të kemi, të bekuar që je në jetën tonë!” – shkroi ajo.

Ajo gjithashtu falënderoi sportdashësit, familjarët, miqtë dhe kolegët që kanë përkrahur Habilin gjatë gjithë karrierës dhe që e nderuan në përmbylljen e këtij kapitulli të rëndësishëm për të dhe familjen e tyre.

Një lamtumirë e madhe për një emër të madh të volejbollit shqiptar!

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close