Punëtorët emigrantë në demonstratë për pagat e tyre, Katari i përzë

OJQ-ja britanike ‘Equidem’ njoftoi të hënën se Katari ka dëbuar dhjetëra punëtorë të huaj, që organizuan një demonstratë më 14 gusht për të kërkuar pagat e tyre të papaguara. Të paktën 60 punëtorë kishin bllokuar trafikun jashtë kompanisë ‘Al Bandary’ në Doha për shkak se disa prej tyre nuk ishin paguar për shtatë muaj.

Autoritetet e Katarit konfirmuan ndalimin e protestuesve, por nuk pranuan të thonë nëse ndonjë prej tyre ishte dëbuar. Ministria e Punës tha se janë paguar pagat e punëtorëve të ‘Al Bandary’, pa detaje të mëtejshme.

“Ne folëm me punëtorët protestues dhe një që u deportua në Nepal. Ne kemi konfirmuar se ai është kthyer në shtëpi dhe se të tjerë nga Nepali, Bangladeshi, India, Egjipti dhe Filipinet, gjithashtu janë dëbuar”,- ka deklaruar Mustafa Qadri, drejtor ekzekutiv i ‘Equidem’.

Punëtorët emigrantë në demonstratë për pagat e

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close