Një bandë hajdutësh janë kapur nga polica në Kajro, të cilët po tentonin të kryenin një vjedhje, duke maskuar fytyrat me maska të Mohamed Salah.
Ngjarja ka nodhur në një dyqan në lagjen Nasr në kryeqyetin e Egjiptit.

Të katër grabitësit, kanë mbuluar fytyrën duke përdorur maska të yllit të Liverpool, Mohamed Salah, i cili gëzon një famë të madhe në vendin e tij.
Salah është ylli më i madh sportiv vendas në Egjipt e po ashtu kryesori në ekipin kombëtar, me 41 gola të shënuara në 67 ndeshje.
Ky popullaritet i tij, është tentuar të shfrytëzohet nga katër hajdutë, të cilët janë kapur nga policia.


