Padi milionëshe ndaj Majk Tajsonit për sfidën e humbur me Poll Xhejkun

Agjencia qipriote e marketingut “Medier” paditi boksierin e famshëm Majk Tajson për 1.5 milionë dollarë, me pretendimin se ai kishte shkelur kontratën me ta duke marrë pjesë në përleshjen me Xhejk Polli-n. Kompania me qendër në Limasol promovon bastoren “Rabona” dhe padia ka mbërritur në adresën e Gjykatës së Lartë në Londër.

Arsyeja e vërtetë që Tajson dhe kompania e tij “Tyrannic” e ndërprenë me ngut dhe në mënyrë të paligjshme kontratën është sepse Majk pranoi një marrëveshje dhe sponsorizim me “Netflix” për të luftuar me influencuesin Poll”, thuhet në padi.

Kontrata u nënshkrua në janar dhe u ndërpre në mars, kështu që “Medier” kërkon kthimin e 800,000 dollarëve nga Tajson për shërbimet e paplotësuara dhe 729,000 dollarë të tjera për kostot e prodhimit dhe promovimit të humbur.

Nga ana tjetër, avokatët e Tajsonit pretendojnë se “Medier” ka shkelur kontratën, sepse nuk kanë marrë miratimin e klientit të tyre për materialin promovues. Kujtojmë se Poll mundi ish-kampionin profesionist absolut të botës.

Tajsoni dyshohet se fitoi 20 milionë dollarë për pjesëmarrjen e tij kundër një “YouTuberit” më shumë se tre dekada më të ri, dhe Poll dy herë më shumë për meçin e zhvilluar para 70,000 njerëzve.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close