Nuk i mbijetoi dot sëmundjes së rëndë, mbyll sytë përgjithmonë gazetari sportiv nga Kosova

Komuniteti i gazetarisë sportive ka marrë një lajm të hidhur këtë të premte. Është ndarë nga jeta në moshën 53-vjeçare Milaim Krasniqi, gazetari me shumë përvojë, drejtues i emisioneve të ndryshme, një zë i dashur për dashamirësit e sportit.

Krasniqi mbylli sytë përgjithmonë në orën e mbrëmjes së kësaj të premteje pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë, së cilës nuk mundi t’i mbijetonte.

Redaksia e SuperSportit i shpreh ngushëllimet familjes, kolegëve dhe miqve të tij për këtë humbje të parakohshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close