Lajm tronditës nga legjenda e portierit gjerman Manuel Neuer. Gjermani njofton se tashmë tre herë është diagnostikuar me kancer.

“Në rastin tim, është kanceri i lëkurës në fytyrën time, i cili më bëri të bëj tre operacione”, tha 36-vjeçari për Bild.
Megjithatë sëmundja e portierit nuk vë në pikëpyetje prezencën e tij në Kupën e Botës në Katar, e cila fillon pas pak ditësh. Këtë informacion për shëndetin e tij portieri i Bayernit e ka zbuluar për herë të parë.

