
Kodra e Diellit ju fton për një përvojë të paharrueshme këtë fundjavë! Të shtunën, më 11 janar 2025, prej orës 18:00 deri në orën 21:00, do të organizohet skijim nate në pistat magjike të mbuluara me borë e dritë, njofton Sportmania.
Përveç argëtimit në skijim, vizitorët do të mund të shijojnë muzikën e përzgjedhur nga DJ Nikk në Ski-kafe “2ulësja” gjatë të njëjtit orar, duke krijuar një atmosferë unike festive. Çmimi i biletës për skijim nate kushton 900 denarë. Mos e humbisni këtë mundësi për të kaluar një mbrëmje dimërore plot argëtim dhe adrenalinë! Urdhëroni dhe festoni këtë fundjavë në Kodrën e Diellit!
Dimri është në kulmin e tij, ndërsa për admiruesit e borës dhe sporteve dimërore, Kodra e Diellit ofron aventurë unike, terrene shumë të mira, peisazhe të bukura, çmime të përballueshme dhe mikpritje të ngrohtë. /Nistori/
