Ndërroi jetë ish-mundësi nga Tetova, Nebi Mustafa

Ka ndërruar jetë Nebi Mustafa, ish-mundës nga fshati Gjermë i Tetovës. Mustafa ishte në moshën 87 vjeçe.

Ai ka fituar shumë gara në nivel të vendit dhe në Ballkan. Mustafa ka qenë pjesë e klubit “Sharr” në Tetovë. Në rrethinën e Pollogut ai njihej edhe si bamirës, ku kontribuoi në ndërtimin e rrugëve, çezmave dhe xhamive, gjithashtu kishte dhuruar 10.000 marka gjermane në hapjen e Universitetit të Tetovës gjatë viteve të ’90-ta.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close