Në moshën 87 vjeçare është ndarë nga jeta, ish-trajneri legjendar i Kroacisë, Miroslav Blazeviq. Emrin e madh në botën e futbollit, në fakt, e ngriti si trajner. Ai udhëhoqi Kroacinë në çerekfinale të Kampionatit Evropian në vitin 1996. Megjithatë, kurorëzimi i karrierës së tij si trjaner erdhi dy vjet më vonë, kur e udhëhoqi Kroacinë deri në vendin e tretë në Kupën e Botës 1998. Blazevic, i cili do të mbushte 88 vjeç të premten, pati një karrierë të gjatë menaxheriale në të gjithë Evropën, e cila zgjati nga viti 1968 deri në vitin 2015. Ai ka drejtuar ekipin e Zvicrës, Iranit, Bosnjës Hercegovinës si dhe ekipin U23 të Kinës. Ai gjithashtu ka qenë trajner i Prishtinës në vitin 1985, ndërsa në tri periudha të ndryshme ka drejtuar edhe Dinamo Zagrebin. Blazeviq si futbollist ka luajtur për Lokomotivën, Sarajevën, Rijekën, Dinamo Zagrebin e Sionin.


