Reprezentuesi i Maqedonisë në mundje, Mogamedxhi Nurov, me fitore ka nisur paraqitjet në Kampionatin Botëror të mundjes në Beograd të Serbisë. Në raundin e parë eliminator, në 1/8 e finales të kategorisë deri më 97kg, Nurov mundi kinezin Muhiete, me rezultat 14-4. Në çerekfinale, Nurov do të përballet me gjeorgjianin Marashvili.


