Moto GP rinis muajin tjetër

Gara interesante të shpejtësisë do të kemi mundësi të shohim duke filluar nga muaji tjetër, kur edhe do të fillojë sezoni i Moto GP. Gjithçka do të rifillojë në Spanjë, me kalendarin e konfirmuar tashmë për 13 gara.

Marc Marquez do të synojë titullin e pestë radhazi të kampionit të botës, pas një pauze të gjatë që erdhi si pasojë e pandemisë Covid-19. Tri nga 13 garat mund të zhvillohen jashtë Evropës, por kjo akoma nuk është konfirmuar. Sezoni rifillon më 19 korrik. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close