Conor McGregor mund të mos kthehet më në kafaz. Ish-kampioni i dyfishtë i botës në artet marciale mikse, përmes një komenti në rrjetet sociale, ka befasuar në lidhje me të ardhmen e tij. Në fakt, një nga fansat e McGregor sugjeroi se ishte koha që irlandezi i fuqishëm ta quante atë një karrierë të mbyllur, pasi nuk kishte mbetur asgjë për të bërë në sportet luftarake. Dhe nuk mungoi replika e “the notorious”.
“E di çfarë, keni të drejtë. Mirupafshim”, ishte komenti i McGregor, që tashmë u bënë tri vite që nuk duelon në kafaz pas dëmtimit e operacionit, ndërkohë që rikthimi i tij shtyhet herë pas here. Kjo mund të shpjegojë pse irlandezi ka zhvilluar vetëm katër luftime në UFC gjatë tetë viteve të fundit. Ai synonte të rikthehej në kafaz këtë verë ndaj Michael Chandler, në eventin UFC-303, por u dëmtua në gisht dhe sfida u anullua.
McGregor nuk është i panjohur për tërheqjet e tij nga sporti, pasi ka thënë lamtumirë disa herë në të kaluarën. Ndërkohë që, thashethemet për një duel ndaj Ilia Topuria në Spanjë vitin tjetër qarkullojnë ende.