Leo Messi u ndal dy orë në aeroportin e Pekinit, për shkak të pasaportës

Të shtunën, Lionel Messi udhëtoi me pjesën tjetër të skuadrës së Argjentinës në  Kinë për një miqësore kundër Australisë dhe u hyjnizua pas mbërritjes së tij në Pekin.

Por ajo që u bë e njohur në retrospektivë, është vuajtja e përjetuar nga kapiteni dhe shokët e tij të ‘Albicelestes’.

Superylli 35-vjeçar përdori pasaportën e tij spanjole dhe jo atë argjentinase. Mirëpo ‘Pleshti’ nuk mund të hynte me të në Kinë dhe u detyruar të priste priti rreth dy orë, derisa iu dha një VISA, për t’iu bashkuar më në fund ekspeditës së kampionëve botërorë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close