Boksieri tetovar ka mundur britanezin John Watson me nokaut në sekondën e 45-të për fitore të dytë në po aq ndeshje në profi boks.

Të shtunën në Leverkusen të Gjermanisë është zhvilluar mbrëmje e boksit me rastin e 10 vjetorin e themelimit të klubit të boksit “No Limit” që drejtohet nga Bekim Hoxhaj, shqiptari që vepron e jeton në tokën gjermane. Pikërisht në këtë event u paraqit edhe boksieri 18 vjeçar nga Tetova, Leonard Lima, i biri i trainerit të boksit Halim Abazi. Lima u ndesh me John Watson nga Britania e madhe, derisa diferenca në moshë dhe përvoja e anglezit nuk ishte pengesë për të ndalë hovin e tetovarit. Leo ishte i furishëm dhe pas vetëm 45 sekondave të raundit të parë fitoi meçin duke hedhur të tapet rivalin. Fitore impresive e Leonard Limës, e dyta në po aq lufta të zhvilluara në boksin profesionist.

