Ky është apartamenti ultraluksoz në Miami, ku do të banojë ylli argjentinas, Leo Messi

Lionel Messi tani është lojtari i Inter Miamit, skuadrës që drejtohet nga David Beckham. Sakaq, ylli argjentinas po përgatitet të shpërngulet me familjen e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sigurisht është një qytet, që si “Pleshti”, ashtu edhe fëmijët dhe gruaja e tij e duan, pasi e vizitonin shumë shpesh me pushime. Pikërisht për këtë arsye, Messi bleu një apartament në rrokaqiellin Porsche Design Tower në vitin 2019.

Ky është apartamenti ultraluksoz në Miami, ku do të

Bëhet fjalë për një apartament ultraluksoz me vlerë 8.4 milionë euro, i cili ka disa ashensorë të projektuar për të përshtatur makinat e banorëve.

Ky është apartamenti ultraluksoz në Miami, ku do të

Kështu, pronarët kanë mundësinë të parkojnë automjetet e tyre në apartamentet e tyre. Rrokaqielli ka 60 kate dhe është 25 minuta larg nga stadiumi Inter Miami.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close