Klubi i Mundjes “Shkupi” regjistron sukseset e radhës në skenën ndërkombëtare. Suksesi i fundit është arritur në turneun ndërkombëtar në Sllovaki, “Memorial of Maros Tall”, ku mundësit e rinj të skuadrës nga kryeqendra e Maqedonisë, arkëtuan 2 medaljë të arit dhe një medalje të agjendit.
Harun Memedi dhe Zaim Zaimi u stolisën me medalje të arit, ndërsa Bashkim Sulejmani arriti deri te medalja e argjendit.
Nën drejtimin e trajnerëve Bunjamin Ebipit dhe Ertan Rexhepit, Klubi i Mundjes “Shkupi” bëri paraqitje të shkëlqyeshme në edicionin e 5-të të turneu ndërkombëtar në Sllovaki, ku morën pjesë klubet e mundjes nga 10 e më shumë shtetet evropiane.