Në Bukuresht të Rumanisë, gjatë ditëve në vijim do të organizohet Kampionati Ballkanik në mundje për grupmoshat U15 dhe U17, me ç’rast pjesë e përfaqësueses të Maqedonisë së Veriut në mundje do të jenë edhe gjithsej nëntë mundës/e të klubit Liria. Delegacioni i vendit tonë për në Bukuresht është nisur mbrëmjen e së martës. Duhet thënë se në këtë kampionat, klubi mundjes Liria për herë të parë në histori do të ketë edhe përfaqësuesen e vet në konkurrencën e femrave, e ajo do të jetë Sadie Dura.

Në Kampionatin Ballkanik U15, do të marrin pjesë:
Sadije Dura 42 kg – femra,
Merdijan Xhelili 41 kg,
Muhamed Vejseli 48 kg,
Trim Ismaili 57 kg,
Flamur ismaili 62 kg,
Omer Memedi 68 kg,
Ndërsa në grupmoshën U17, vendin tonë do t’a përfaqësojnë:
Arben Sejdi 60 kg,
Harbin Ahmeti 71 kg,
Medi Bislimi 110 kg.

