Klubi i Karatesë Fati nga Tetova nën drejtimin e mjeshtrit të këtij sporti, Arlind Huseini ka lënë pas vetes super fundjavë. Skuadra tetovare u paraqit në turnetë prestigjioz në Sofie të Bullgarisë dhe Ohër, duke fituar gjithsej 4 vende të para, një vend të dytë dhe 5 vende të treta.

Kupa e Presidentit – Sofie
Fundjava solli edicionin e 10-të ndërkombëtarë të karatesë “SOFIA OPEN 2023” ku morën pjesë mbi 1 200 garues nga 15 shtete të ndryshme. KK Fati u paraqit me shumë sukses dhe turneun e mbylli me dy medalje të arta (Driton Halimi dhe Erdona Ziberi), një medalje argjendi (Aldin Abazi) dhe një bronzë (Isa Elmazi).
Rezultatet:
Driton Halimi -60 kg senior….🥇
Erdona Ziberi -68 kg U21…… 🥇
Aldin Abazi -52 kg kadet………🥈
Isa Elmazi U14 -55 kg……………🥉



“OHRI OPEN 2023”
Klubi nga i cili kanë dalë kampionë evropian pas suksesit në Sofie, vazhdoi me super performansa impozante kur garuesit e rinjë shkëlqyen edhe në turneun “OHRI OPEN 2023”. Karateistët Aldin Abazi dhe Syart Ismaili fituan vendet e para në kategoritë e tyre, ndërsa Enes Memishi, Jon Ismaili, Muhamed Rustemi dhe Gjergji Halili dolën në vend të tretë në kategoritë përkatëse. Vlen të përmendet se garuesi Aldin Abazi ishte fantastik në kategorinë e kadetëve -52 kg në të dy turnetë prej ku doli me medalje pas 9 luftave me fitore bindëse. Në Ohër ishte i pari, derisa në Sofie zuri vendin e dytë.
Rezultatet:
Aldin Abazi vend i 🥇
Syart Ismaili vend i 🥇
Enes Memishi vend i 🥉
Jon Ismaili vend i 🥉
Muhamend Rustemi vendi i 🥉
Gjergj Halili vendi i 🥉






