
Notarja Amerikane, Katie Ledecky ka fituar një tjetër medalje të artë në Lojërat Olimpike “Paris2024”.
Ajo doli e para në garën 1500 metra stil i lirë për femra, duke vendosur edhe rekord olimpik, me kohë 15 minuta, 30.02 sekonda.
Kjo ishte medalja e tetë e artë për notaren 27-vjeçare në Lojërat Olimpike.
Por Ledecky me kohën e arritur sot, ka vendosu një rekord të veçantë.
Emri i sja është në 20 vendet e para të kohës më të mirë në garën 1500 metra stil i lirë për femra.