Keta, Ismaili e Lama triumfojnë në spektaklin e boksit në Tetovë

Spektakli i boksit në Tetovë në ditën e 110 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë solli triumfe kuqezi, aty ku boksierët shqiptarë si Ferit Keta, Lulzim Ismaili e Jasin Lama triumfuan përballë kundërshtarëve të tyre respektiv. Luftën kryesore të këtij eventi që organizohet rregullisht nga Halim Abazi e fitoi boksieri Ferit Keta që u rikthyer në ring, duke mposhtur me “nok aut” gjeorgjianin Levani Lukhutashvili, pa pasur nevojë të presë vlerësimin e arbitrave.  Kjo ishte ndeshja e 15-të për Ferit Ketën që rikthehet në ring pas një viti e gjysmë. Ndërkohë boksieri tetovar, Lulzim Ismaili mori fitore ndaj Sllagan Dragishiqit me vendim unanim të arbitrave. Jasin Lama fitoi me ndërprerje në raundin e dytë përballë boksierit nga Bosnja dhe Hercegovina Goran Doshen, duke regjistruar kështu fitoren e tretë në boksin profesionist. Triumfe në ring në këtë spektakël boski në Tetovë morën edhe Ali Azemi që doli të jetë më i mirë se kundërshtari i tij nga Bjellurusia, Aliksandër Xhenka, përderisa Benjamin Imeri triumfoi përballë hungarezit, Roland Hamar. Këtë event e nderuan edhe figura të ndryshme në mesin e tyre edhe Bekim Jashari.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close