Ishte pranë transferimit te Manchester Unitedi, por De Ligt është pranë kalimit në burg! 

Matthijs de Ligt po hetohet nga policia gjermane. 

Futbollisti i Bayern Munichut është akuzuar se mëngjesin e të mërkurës së kaluar, më 7 gusht, holandezi përplasi një makinë që ndodhej pranë ambienteve të klubit dhe më pas vazhdoi rrugën pa u ndalur . 

Një akt që tashmë mund të sjellë pasoja për goditjen e një automjeti dhe arratisjen nga vendi i ngjarjes. 

Holandezi ishte me Audi Q8 e-tron kur shkaktoi aksidentin. 

Nëse shpallet fajtor, ai mund të përballet me një dënim deri në tre vjet burgim për shkaktim aksidenti dhe ikje nga vendi i ngjarjes. 

Kjo situatë vjen në kohën kur lojtari po negocionte me Manchester Unitedin për një kalim të mundshëm në Angli.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close