I shpëtuan mrekullisht tërmetit, sportistët kosovar arrijnë në aeroportin e Shkupit

Ekipi i të rinjve të mundjes të Kosovës ka aterruar në aeroportin e Shkupit, pas një rrugëtimi maratonik prej 30 orësh nga Kayseri në Stamboll me autobus dhe nga Stambolli në Shkup me aeroplan.

Kështu ka bërë të ditur Komiteti Olimpik i Kosovës.

KOK ka njoftuar se ekipi kosovar ndodhej në qytetin Kahramanmarash, ku ndodhi tërmeti i fuqishëm që goditi Turqinë.

“Gjatë tërë kësaj kohe, në kontakt të vazhdueshëm me ekipin ishte presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, i cili ka aranzhuar sonte edhe transportin nga Shkupi për tek familjet e tyre” thuhet në njoftimin zyrtar të KOK-ut.

Gjashtë anëtarët e ekipit po merrnin pjesë në turneun “12 February”, ndërsa fatmirësisht kishin shpëtuar pa lëndime përkundër dëmtimeve të hotelit ku po qëndronin, derisa ndërtesat dhe hotelet përreth ishin rrënuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close