Guardiola në ‘ndihmë’ të Toto Wolf në pistën e Silverston-it, Pep ‘mysafir’ i Mercedesit

Lewis Hamilton kishte një trajner shtesë në kufjen e tij për GP britanike. Super-ylli anglez po dëgjonte udhëzimet e Toto Wolff për garën e Mercedesit, teksa pranë kreut të skuadrës gjermane ishte një tjetër mjeshtër i strategjisë, Pep Guardiola.

Kampioni i Anglisë dhe i Europës me Manchester Cityn shfrytëzoi rastin dhe mori pjesë në garën e Formula 1 në Silverston, së bashku me shumë yje nga të gjitha fushat e sportit dhe më gjerë.

Tekniku katalanas ka preferuar ta shikojë Grand Prix nga skuderia e Mercedesit, pranë Wolff, duke i sjellë një ‘hijeshi’ Hamiltonit, i cili ia doli në mënyrë të shkëlqyer, duke u ngjitur në podium.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close