Gazmend Hiseini: Ti sjellim dy trofetë e futsallit për herë të parë në Kumanovë

Finalja e Kupës së Maqedonisë së Veriut në futsall do të zhvillohet këtë të diele ndërmjet ekipeve Klimi dhe Forca 2015. Të dyja ekipet do të luftojnë për trofeun e edicionit të sivjetshëm të Kupës në qytetin e Velesit, e cila ndeshje do të zhvillohet në palestrën sportive “Gemixhi”.

Njoftimi dhe konfirmimi i kësaj ndeshje ka ardhur nga Federata e futbollit të Maqedonisë, e cila përmes një komunikate ka caktuar se finalja ndërmjet dy ekipeve që do ta përcaktojnë fituesin e trofeut të Kupës të zhvillohet të dielën, nga ora 18:00.

Para kësaj finale, nga radhët e klubit kampion, Forca nga Kumanova, ka folur Gazmend Hiseini, i cili ka theksuar se dëshirojnë edhe trofeun e Kupës, për tu bërë klubi i parë nga Kumanova që i fiton të dyja trofetë.

“Pasi që u shpallem kampion të Maqedonisë në futsal, të dielën na pret edhe finalja e kupës ku shpresojmë që ta fitojmë edhe ketë trofe dhe të jemi klub i parë i qytetit të Kumanovës që sjell dy trofe brenda një viti. Une dhe shokët e mi Valdrin Miftari, Artan Emini, Ilir Muhamer Elmazi që i kemi prijë këtij procesi ju jemi mirënjohës që i keni besuar proektit tonë andaj edhe më tutje ju inkurajojmë të na besoni se nuk ju zhgënjejmë asnjëherë dhe sportin kumanovar do ta ngrisim ne nivel edhe më të lartë. Na pret sfida e radhës Liga e Kampionëve ku edhe aty shpresojmë ta perfaqesojmë qytetin denjësisht. Ju falemnderit na prifte e mabara”, ka shkruar Hiseini në profilin e tij në fejsbuk.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close