Seleksionuesi i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Goce Sedlloski ka publikuar listën me futbollistë që do ti llogaritë për dy ndeshjet e fundit të grupeve në Ligën e Kombeve.

Përfaqësuesja e vendit do të përballet me Skocinë dhe Slloveninë, teksa Sedlloski për këto dy sfida ka ftuar 26 futbollist. Risi është sulmuesi i Shkëndijës, Marko Gjorgjievski, teksa Bojan Miovski nuk ka marrë ftesë për këto dy duele. Në ekipin përfaqësues janë rikthyer Imran Fetai, Darko Çurlinov, Stefan Despotovski dhe Nikolla Serafimov.
“Kemi luajtur kundër të dyja përfaqësueseve dhe e dimë se për çfarë ekipesh bëhet fjalë. Duhet t’i korrigjojmë gabimet që bëmë në ndeshjen e parë kundër Skocisë. Nga lojtarët kërkoj vrapim, dëshirë dhe disiplinë në lojë. Skocia është një përfaqësuese e fortë, por rezultatet që kemi lënë pas duhet t’i harrojmë. Në këto dy ndeshje duam të përmirësohemi. Kjo është lista e futbollistëve që kanë minuta në klubet e tyre dhe për këtë arsye vendosa për këtë përbërje”, ka theksuar Sedlloski.
Maqedonia ndeshjen e parë e luan në transfertë ndaj Skocisë me 13 nëntor, teksa me Slloveninë luan tre ditë më vonë në Shkup. Grumbullimi i reprezentuesve është përcaktuar për me 9 nëntor në kryeqytet. /Sportmania/

