Juventusi dështon të marrë fitoren ndaj Cagliarit në transfertë (2-2) dhe ndoshta vë në diskutim edhe vendin e tretë në Serinë A, që i kërcënohet kryesisht nga Bologna, e cila ka pesë më pak, por një ndeshje më shumë për të zhvilluar.

Cagliari i realizoi golat në pjesën e parë, të dy me 11-metërsh, ndërsa reagimi i bardhezinjve erdhi në fraksionin e dytë, falë golit të Vlahovicit dhe autogolit të Dossenas.
Me këtë barazim, Juventusi mbetet në vendin e tretë me 64 pikë, ndërsa Cagliari ka 32 pikë në vendin e 14-të.

