Skuadra e Futsall Shkupi sonte do të nis aventurën në Ligën e Kampionëve dhe për kundërshtarë të parë do të ketë Diferdanxhin. Skuadra nga Çairi është organizatore e turneut “Majn Raund” të Çampionsit dhe të gjitha sfidat do ti luajë pranë publikut vendas në Shkup. Bardhekaltërit janë përgatitur për këto sfida dhe objektivi i tyre është fitorja. Ndeshja Futsall Shkupi – Diferdanxh do të luhet sonte në palestrën “Jane Sandanski”, duke nisur nga ora 20:00. Ndërkohë dy sfidat tjera do ti luajnë me 27 dhe 29 tetor ndaj Luçenecit dhe Krudimit. Vetëm vendi i parë në grup, kalon në fazën elite të Ligës së Kampionëve në futsall.


