Futsall Shkupi sonte luan ndaj Luçenecit

Futsall Shkupi sonte do të luajë ndeshjen e raundit të dytë të turneut të Ligës së Kampionëve që po zhvillohet në kryeqytetin tonë. Kundërshtari i sotëm i bardhebluve do të jetë Luçeneci nga Sllovakia. Skuadra e drejtuar nga trajneri Ferid Agushi do të kërkojë të merr fitoren e parë në këtë turne, pasi në ndeshjen e parë humbën nga Diferdanxhi i Luksemburgut. Ndeshja Futsall Shkupi – Luçeneci do të luhet sonte në palestrën “Jane Sandanski”, duke nisur nga ora 20:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close