Futsal Shkupi e nis mbarë, fiton Mal Ajaksin

Futsal Shkupi stinorin pranveror në elitën e futsalit vendor e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme. Skuadra kampione në fuqi pa shumë probleme mundi si mysafir Mal Ajaksin me rezultatin 10:3, duke marrë kështu i vetëm kryesimin në renditje me 34 pikë, 3 më shumë se Ciko që të enjten u mund në transfertën ndaj Astibos (6:5).

Ndryshe më të merituar për fitoren e sotme ndaj Mal Ajaks te Futsal Shkupi ishte dyshja Erkan Seferi dhe Erkan Shabani, që së bashku shënuan gjysmën e golave. Bomberi Seferi realizoi “hat-trik”, derisa talenti Shabani shtoi dy gola të tjerë, duke konfirmuar formën e mirë në të cilën ndodhet.

Përveç kësaj dyshe, në listën e golashënuesve u regjistruan edhe Rexhep Sulejmani, Zoran Leveski, Sead Demiri, Ivan Sotirovski dhe portieri Shefki Berisha.

Juventus Serava edhe përkundër disavantazhit 0:4 që kishte përballë Velesit, në fund nxorri një barazim 5:5.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close