Ege-nit të vogël, i cili u shpëtua nën rrënojat në Hatay nga tërmeti me qendër Kahramanmaraş, futbollisti i Galatasarayt, Bafetimbi Gomis, i dërgoi përshëndetje me fanellën e tij, të cilin vogëlushi e donte shumë.

Bafetimbi Gomis, në llogarinë e tij në rrjetet sociale, shkruan për Ege-n e vogël: “Mund ta zvogëlojmë dhimbjen, duke e ndarë. Mbrëmë arrita te Ege. Por ai ishte në gjumë, ne nuk donim ta shqetësonim, kështu që nuk mundëm të flisnim me të. Që dje, babai i tij, Yener, u bë vëllai im dhe Aslan Ege u bë nipi im. Çdo gjë që është e nevojshme do të bëhet”,- thotë francezi.

