F1, Grand Prix Belgjika zhvillohet me dyert e mbyllura

Gjatë së premtës Qeveria zyrtarisht ka aprovuar planin për të mbajtur Grand Prix Belgjika, pa praninë e tifozëve.

Gara do të zhvillohet në datën e planifikuar, pra 30 gusht, edhe pse në Belgjikë ishin anuluar të gjitha evenimentet deri më 31 gusht.

Por, vendimi i sotëm lejon organizatorët e Spa që të finalizojnë marrëveshjen me F1.

“Ne më në fund kemi marrë dritën e gjelbër nga qeveria, për të organizuar garën”, ka thënë Stijn De Boever.

“Ne tashmë kemi marrëveshjen bazë me F1”, ishin disa nga fjalët e tij.

Formula 1 synon të fillojë sezonin me garën e Austrisë, e cila planifikohet të zhvillohet më 5 korrik. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close