Tajson Fjuri dhe Oleksandr Usyk do të përballen me njëri-tjetrin në një përballje spektakolare më 21 dhjetor në Arabinë Saudite dhe në prag të meçit Fjuri dha një koment pak brutal dhe shpalli fitoren ndaj ukrainasit.

Boksieri britanik mendon se është shumë më i mirë se Usyk dhe njoftoi diçka që ndoshta asnjë tifoz i Usyk nuk dëshiron ta dëgjojë.
“Nuk do të jetë njësoj si lufta e parë. Tani e di që detyra do të jetë shumë më e lehtë. Herën e fundit pata një prerje nën sy, kështu që mendoj se duhej ta shtyja luftën pavarësisht se do të kisha humbur 10 milionë funte.
Usyk nuk do të jetë më i mirë se unë. Thjesht nuk është e mundur. Do të shihni saktësisht se për çfarë po flas. Unë do ta shkatërroj atë dhe do t’i jap fund karrierës së tij. Pas asaj nate, bota nuk do të dëgjojë më për Oleksandr Usyk”, tha Fjury me plotë vetbesim.
Fansat e Fjurit shpresojnë që fjalët e të preferuarit të tyre të jenë të vërteta dhe po përgatiten për një luftë të re spektakolare boksi që pritet të ndiqet nga mbi 100 milionë spektatorë në mbarë botën.

