FIA publikon kalendarin e 2025-ës, planifikohen 6 gara sprint

Sezoni 2025 i Formula 1 po merr formë zyrtarisht. Do të jetë një vit me rëndësi të madhe për kategorinë më të lartë të motorsportit në botë, pasi është 75-vjetori i botërorit të shpejtësisë.

Ditën e premte, federata ndërkombëtare e automobilizmit ka zyrtarizuar 6 etapat në të cilat do të përjetojmë garat sprint.

Pista e pare, që do të presë emocionet në distanca të shkurtra, do të jetë ajo e Shanghait në Kinë. Më pas do të vijë fundjava e Miamit në SHBA. Të dyja këto cirkuite janë për të dytin vit radhazi në kalendarin e garave sprint.

Por, garat sprint në kontinentin e largët nuk do të mjaftohen me Miamin, pasi pjesë do te jetë edhe pista e Austin, që rikthehet për herë të tretë.

Vendet e tjera që do të presin këtë model garash do të jenë Belgjika me pistën e SPA-Franchochamps, Brazili me Sao Paulon dhe Katari në fund mbyll kalendarin, në pistën e Lusail

Siç shpjegon FIA, garat sprint kanë prodhuar spektakël gjatë sezoneve të fundit dhe ka parë fitues të shumtë duke përfshirë Max Verstappen, Valtteri Bottas, George Russell, Sergio Perez dhe Oscar Piastri.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close