Charles Leclerc do të niset i pari në Çmimin e Madh të Montecarlos. Piloti i Ferrarit vendosi kohën më të shpejtë me 1:11:376′.

Një performancë mjaft të mirë bëri edhe piloti tjetër i Ferrarit, Carlos Sainz, që do të niset i dyti, ndërsa menjëherë pas dy makinave të kuqe, do të startojnë ato të Red Bull, me Sergio Perez që vendosi kohën e tretë më të mirë dhe Max Verstappen, i katërti.
Mercedes nuk po kalon një moment të mirë. George Russell do e nisë garën në vendin e 6-të, ndërsa Hamilton i teti. Çmimi i Madh i Monacos do të startojë nesër në orën 15:00.


