Fanella e Lebron Xhejmsit shitet për herë të 3-të, tani për 1.3 mln dollar!

Fanella që LeBron Xhejms kishte veshur si gjimnazist është shitur për një çmim rekord prej 1,300,000 dollarë.

Fanella e St. Vincent-St Mary e veshur nga LeBroni dhe e festuar në kopertinën e revistës legjendare “Sports Illustrated” në vitin 2002 është shitur për herë të tretë në 5 vitet e fundit.

Ankandi u organizua nga “Julien’s Auctions of Beverly Hills” dhe tërhoqi vëmendjen e shumë koleksionistëve në mbarë botën.

Në ndeshjen e fundit të sezonit, LeBron shënoi 32 pikë në këtë fanellë dhe kjo shënoi fillimin e rrugëtimit të tij në NBA.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close