Kilian Mbappe ka udhëtuar me skuadrën e Real Madridit, për tu përballur me skuadrën franceze të Lillë-s në ndeshjen e Ligës së Kampionëve të planifikuar për të mërkurën , 2 tetor.
Parashikimet fillestare ishin se Mbapes do t’i duhen tre javë për të shëruar dëmtimin dhe do të rikthehet në lojë pas pushimit ndërkombëtar. Por rehabilitimi shkoi shumë më mirë se kaq dhe ai me pjesën tjetër të futbollistëve fluturoi për në Lille. Disa media në Spanjë parashikojnë se ai mund të jetë edhe titullar.