WBC Shkup reagon për trajtim diskriminues

WBC Shkup, klubi i vetëm i basketbollit për femra në Maqedoninë e Veriut, ka reaguar publikisht duke shprehur shqetësim për trajtimin diskriminues nga institucionet përgjegjëse.


Sipas klubit, të gjitha palestrat u janë mbyllur dhe aktualisht nuk kanë asnjë hapësirë për stërvitje apo zhvillim të ndeshjeve të kampionatit.

Klubi thekson se vajzat janë detyruar të ndërpresin aktivitetin sportiv për shkak të mungesës së përkrahjes institucionale, duke e cilësuar këtë situatë si të papranueshme për sportin e femrave në vitin 2026. WBC Shkup kërkon reagim urgjent nga Komuna e Çairit, Kuvendi dhe Qeveria e RMV-së, si dhe sigurimin e kushteve bazë për vazhdimin e aktivitetit sportiv.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close