Emir Sahiti (27) është futbollisti më i ri i Maccabi Tel Avivit, ku është transferuar në formë huazimi nga Hamburgu deri në fund të sezonit 2025/26, me opsion blerjeje.


Anësori kosovar iu bashkua Hamburgut në verën e vitit 2024 nga Hajduk Split dhe gjatë këtij sezoni ka regjistruar 3 gola në 26 paraqitje në të gjitha garat. Pas kryerjes së testeve mjekësore, Sahiti u shpreh i lumtur për transferimin, duke theksuar se është i motivuar të kontribuojë në sukseset e klubit dhe të përjetojë atmosferën në stadiumin “Bloomfield”.

Karrierën e ka nisur te KF Trepça ’89, më pas ka luajtur për Rabotnickin në Maqedoninë e Veriut, ndërsa pjesën më të madhe të karrierës e kaloi te Hajduk Split, ku shënoi 18 gola në 121 ndeshje, përfshirë edhe një sezon huazimi te Šibenik. Në planin ndërkombëtar, Sahiti ka shënuar një gol në 7 paraqitje me Kombëtaren e Kosovës.

