Antoan Grizman nuk u tërhoq pas Kampionatit Europian, por pasi ishte i pranishëm në ndeshjet e shtatorit të kombëtarës së Francës në Ligën e Kombeve. Ai e ka marrë këtë vendim pasi ka kuptuar se roli i tij në radhët e Francës nuk ishte më ai i mëparshmi.
Këtë e ka shpjeguar edhe “L’Equipe” i cili insiston se pikërisht ky grumbullim nga i cili u kthye i lodhur pas kritikave të shumta, shtyu Grizman të merrte vendimin.
Megjjtihatë, “goditja” më e madhe për Grizman ishte kur trajneri i Francës, Didie Deshamp e anashkaloi atë në procesin e caktimit të kapitenit të ri të skuadrës pas largimit të Hugo Lorisit. Vendosja e shiritit të kapitenit direkt në krahun e Kilian Mbape nuk i ka pëlqyer Grizman i cili që aty e kuptoi se nuk do të kishte më një rol qendror në projektin e “gjelave”, ndaj pak nga pak ai përgatiti largimin, të cilin e zyrtarizoi vetëm një ditë më parë.