Hera e parë në sfidat e UEFA-s, 6 gjyqtarë shqiptarë në drejtimin e një ndeshje

UEFA ka caktuar Enea Jorgjin të drejtojë një ndeshje ndërkombëtare me një vendim që ka arsye të quhet historik. Jorgji është caktuar që të drejtojë takimin e të enjtes në Ligën e Konferencës në Gjermani mes Haidenhajm dhe Olimpija Ljubljana. Asistentë të tij, ashtu si në ndeshjen e fundjavës, do të jenë Denis Rexha dhe Ridiger Çokaj, ndërsa arbitër i katërt do të jetë Eldorjan Hamiti.

Ajo që e bën historik këtë emërim nga UEFA është fakti që për herë të parë, në mbështetje të gjyqtarëve shqiptarë që janë në fushë, në sallën e VAR-it do të jenë përsëri gjyqtarë shqiptarë. Kështu, Kreshnik Bajramaj do të jetë përgjegjës i VAR-it, me Juxhin Xhajën si përgjegjës i VAR.

Kjo bën që për herë të parë në kompeticionet e UEFA-s, të jetë një trupë e plotë gjyqtarësh shqiptarë në drejtimin e një ndeshje. Ky duket si një test i mirëfilltë për ta, pasi siç shihet nga emrat e përfshirë, të gjithë janë me stemën e FIFA-s.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close