Piloti i skuderisë së Redbullit, Maks Verstapen do të niset i pari në garën për Çmimin e Madh të Holandës që do të zhvillohet nesër. Holandezi arriti të dilte i pari në kualifikimet e mbajtura sot, duke lënë pas tij rivalët kryesor për titullin, Çarlls Leklerk dhe Karlos Sainc. Gjithsesi, gara e nesërme pritet të jetë mjaftë interesante edhe përkrahë asaj që Verstapeni do ta fillojë në një pozicion më të favorshme. Çmimi i Madh i Holandës do të zhvillohet të dielën, duke nisur nga ora 15:00.


