Basketbollisti turk tashmë është në listën e zezë të vendit të tij (si…terrorist), pas kritikave të ashpra ndaj regjimit të Erdoganit (të cilin ndër të tjera e ka quajtur “diktator”).

I menjëhershëm dhe i fortë ka qenë reagimi i Canterit, ndërsa aktiviteti i tij në rrjetet sociale mbetet i vazhdueshëm, duke kërkuar fillimisht mbështetjen e njerëzve.
Në postimet e tij të fundit, Enes Freedom dëshiron të prezantojë disa nga qindra mesazhet që ka marrë që nga dalja e lajmit. Në to kërcënimi për jetën e tij shprehet qartë edhe në zonën e Uashingtonit, ku ai tani banon me mbrojtje në çdo hap.
Madje, Canter ndër të tjera ka shkruar se së shpejti bota do ta kuptojë “çfarë përbindëshi është Erdogani. Qëndroni me mua vëllezër e motra… Le ta mposhtim së bashku mentalitetin terrorist, kudo që të jetë”.

