Piloti i skuderisë së Redbullit, Maks Verstapen ka fituar garën për Çmimin e Madh të Belgjikës. Kampioni në fuqi e nisi këtë garë nga pozita e 14-t, pasi kishte bërë disa intervenime në motorin e bolidit, por arriti që ta mbyll i pari, duke lënë pas vetes Karlos Perezin dhe Karlos Sainzin që kompletuan podiumin. Leklerk këtë garë e përfundoi i pesti, por me penalltinë e pranuar në fund, e humb atë pozitë nga Alonso. Gara në Belgjikë nuk shkoi mirë për Luis Hamiltonin që u largua nga pista që në xhiron e parë. Gara e radhës në kampionatin e Formula 1 është pas një jave, e cila do të zhvillohet në Holandë.


