Shtatë herë kampioni i botës në Formula 1, piloti i Mercedesit, Lewis Hamilton, do të jetë shoferi i ri i Ferrarit nga 2025-a.

Siç raporton “Sky Sports”, 39-vjeçari Hamilton ka dashur të jetë në një ekip që mund t’i sigurojë atij një makinë konkurruese për të fituar titull e tetë kampion, që do të ishte edhe rekord, përpara se të përfundojë karrierën. Sipas mediumit anglez, gjithçka është finalizuar.
Në vitet e mëparshme spekulohej se Hamiltoni mund të kalonte te Ferrari dhe në Mercedes thuhej se këto ishin vetëm thashetheme. Vitin e kaluar, piloti britanik zgjati kontratën me Mercedesin deri në vitin 2025.
Në dy vjetët e fundit, Hamilton nuk ka arritur asnjë fitore të vetme në Formula 1, rekordi i të cilit është 103 fitore.
“AS” raportoi se Carlos Sainz do të largohet nga Ferrari në fund të sezonit, pasi negociatat për vazhdimin e bashkëpunimit dështuan. Ai është i vetmi pilot, që nuk ishte nga skuaderia e Red Bull, që ka fituar sezonin e kaluar në Formula 1, në garën në Singapor.
Hamilton do të vozisë Ferrarin së bashku me Charles Leclerc, i cili ka kontratë shumëvjeçare me skuderinë e famshme italiane.
Ferrari për herë të fundit e fitoi titullin në vitin 2007.

