Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të xhudos që po mbahet në Tashken të Uzbekistanit. Krasniqi u dekorua si e treta e botës, pas triumfit ndaj xhudistes nga Izraeli Primo Gefen në kategorinë deri në 52 kilogram. Xhudistja pejane ishte në rrugë të mirë për të fituar edhe me daljen e artë, por humbi pafat në gjysmëfinale. Për Distria Krasniqin kjo është medalja e dytë e bronztë që fiton në karrierën e saj në një Kampionat Botëror.


