Zlatan Ibrahimovic i rikthehet aktrimit. Suedezi, i cili sapo ka mbushur 41 vjeç, do të jetë pjesë e kastit të “Vita da Carlo 2”, sezoni i dytë i serialit Paramount + Original me protagonist Carlo Verdone dhe prodhuar nga Luigi dhe Aurelio De Laurentiis, ky i fundit presidenti i Napolit.

Dhjetë episodet e sezonit të parë u zhvilluan në nëntor 2021 në Prime Video. Verdone, në serial, luajti veten, në një histori që ndërthurte realitetin dhe trillimin dhe premton të bëjë të njëjtën gjë dhe të japë emocione të reja me “Vita da Carlo 2”.
Regjisori dhe interpretuesi i njohur romak, për këtë aventurë të re, donte përkrah edhe Zlatan Ibrahimovic. Nuk është hera e parë që sulmuesi braktis këpucët dhe fushat e futbollit për t’iu përkushtuar botës së argëtimit. E pamë në Sanremo si bashkëprezantues, por tashmë e kemi parë edhe si aktor, në filmin e fundit të Asterix-it dhe Obelix-it dhe në reklamat që e shohin të luajë së bashku me Francesco Totti-n. Tani aventurë e re, në “Vita da Carlo 2”. Në kast do të jenë edhe Max Tortora, Monica Guerritore dhe shumë të tjerë.
Zlatan aktualisht nuk po aktivizohet për shkak të një dëmtimi. Në pritje të rikthimit në fushë si protagonist, Ibrahimovic i është përkushtuar karrierës së tij si aktor, por vetëm si bashkëyll. Qendra e aksionit është e gjithë Verdone.

